Pesë burra dhe pesë gra janë trajtuar në Klinikën për toksikologji në Shkup gjatë kohës së natës së ndërrimit të motmoteve. Kryesisht kanë qenë të moshës deri 22 vjet, ndërsa më i riu ka pasur 16 vjet.
Drejtori i Klinikës universitare për toksikologji, Ridvan Bajrami sot ka deklaruar se nga gjithsej 10 pacientë të trajtuar në Klinikë, gjashtë kanë qenë të mitur. Ka pasur edhe një vajzë nga qytet tjetër e cila ka qenë e dozuar me narkotikë.
“Qytetarët u janë përmbajtur rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët janë kujdesur dhe lëshuar në shtëpi. Kanë qenë kryesisht në shtëpi. Më i riu ka pasur vetëm 16 vjet. Kryesisht kanë qenë deri në 22 vjet, përveç një pacient në 67 vjeç i cili ka qenë person alkoolik kronik”, ka thënë Bajrami.
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...