Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore nё Prishtinë për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
I njëjti, është arrestuar sot rreth orës 12:00 të pasdites.
“Policia e Kosovës – Njësia për Reagim pran Stacionit Policor Pejë, me datën 31.12.2020 rreth orës 12:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan arbresh.info.
Njësiti për Reagim pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që ta arrestoi të dyshuarin L. L. Lindur me 1998 nё rrugën ‘Mbretresha Teuta’ nё Pejё.
I dyshuari ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë I dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nё vuajtje të dënimit./arbresh.info/
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...