Një nga një janë duke ardhur në zyrën e partisë.
E për dallim nga mbledhjet e tjera, sot nga ta pritet të vendoset për atë që do të jetë bartës i listës dhe i nominuar për kryeministër, raporton portali arbresh.info
Janë këta anëtaret e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë kanë filluar të mblidhen në zyrët e partisë më ftesë të kryetarit të tyre, Isa Mustafa.
Mbledhje me Kryesinë e partisë do të filloj në ora 14:00, e deri tash ende nuk ka ardhur Kryetari Mustafa.
Ndonëse deri më tash nuk është bëre i ditur emri i kandidatit, Avdulah Hoti, Lumir Abdigjiku, Kujtim Shala kanë qenë disa nga emrat e lakuar.
Mbledhja do të mbahet më dyer mbyllura e pas përfundimit emri i kandidatit do të bëhet i ditur./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...