Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim zyrtar homologun e saj italian, Luigi di Maio.
Haradinaj ka thënë se ka diskutuar me të për një bashkëpunim të për mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët kosovarë, njofton Klan Kosova.
“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres në Prishtinë sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z.Luigi di Maio, i cili po qëndron në Kosovë për të përshëndetur trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it”, ka shkruar Haradinaj.
“Me homologun italian kishim një takim të frytshëm, ku diskutuam për situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet në rajon, e sidomos për bashkëpunimin e mirë në shumë fusha mes Kosovës dhe Italisë, dy vende që vazhdojnë të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes vete”.
“Pashmangshëm një prej temave qendrore të takimit ishte situata me pandeminë në të dyja shtetet, ku mora përkrahjen e Ministrit Di Maio për bashkëpunim të ngushtë me Italinë për mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës anti-covid 19 për qytetarët tanë”.
Haradinaj tha se di Maio i ka premtuar se Italia po punon intensivisht me Komisionin Evropian për të krijuar një linjë të veçantë për sigurimin e vaksinave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në pjesën e parë të vitit 2021.
Ajo shtoi se përkrahja nga Italia nuk ka munguar as gjatë periudhës së pandemisë, ku ndihma nga shteti italian si dhe asistenca e Komandës Italiane të KFOR-it në menaxhimin e situatës kanë qenë thelbësore.
“Gjatë këtij takimi, gjithashtu diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me rëndësi strategjike, veçanërisht në atë të mbrojtjes, përkrahjes së mëtejme për fuqizimin e rinisë së mrekullueshme të Kosovës”.
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...