Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Qifllak të Rahovecit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij të përfshirë në aksident është një automjet me një këmbësore.
Deri të aksidenti , sipas Gjurkajt ka ardhur deri sa ngasësi i automjetit Opell Astra , i dyshuari ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugore Ratkoc – Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Qifllak nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjes, ku koha ishte e vrantë dhe duke reshur shi (pashmeria e zvogluar) nuk e vëren këmbësoren e cila ishte duke e kaluar rrugën nga krahu i djathtë i lëvizjes së automjetit dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e përplasë për toke.
“Me datë 28.12.2020 rreth orës 17:30 minuta, Fshatin Qifllak KK Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku, me dëme materiale dhe një person i lënduar. Nga të afërmit e saj e lenduara dërgohet në shtëpinë e Shëndetit në Ratkoc për ndihmë të parë dhe nga Ratkoci me autoambulancë dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë. Pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencë e lënduara viktima për shkaqe të lëndimeve të rënda frakturë në këmbën e djathtë shtrohet në repartin e Ortopedisë për shërim të mëtejshëm. Sipas raportit mjekësor të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës e lënduara viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili me urdhër te prokurorit rasti dërgohet në procedur të rregullt”, ka thënë ai ./Express/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...