Lo Celso jashtë, Dembele gati për Wolves, këto janë lajmet e fundit nga kampi i Tottenham-it përpara ndeshjes së sotme (të diele) ndaj Wolverhampton në Premier League, njofton Insajderi.
“Spurs” kanë zbritur në vend të gjashtë në tabelë, ndërsa dy ndeshje më parë kryesonin ligën.
Ndërsa, para sfidës, tekniku portugez i londinezëve, Jose Mourinho ka folur për mediat angelze.
“Po të shikosh këtë klasifikim, është e pamundur të analizosh punën e trajnerëve. Renditja ndryshon çdo javë, çdo dy ndeshje”, tha fillimisht portugezi.
“Një javë, një skuadër është në një pozicion të caktuar dhe pas dy javësh është në një tjetër vend në klasifikim. Nuk gjykohet puna e një trajneri sepse ai është në vend të tretë ose në vend të tetë. Të gjithë jemi aty”, tha Jose Mourinho, duke mbrojtur kolegun e tij, Nuno Espirito Santo, trajnerin e ‘ujqërve’ për renditjen aktuale të Wolves-it.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë