Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka lartësuar luftën e UÇK-së, duke thënë se asaj iu bashkuan djem e vajza pa dallim feje.
Tërnava para mediave ka thënë se luftën për çlirim të popullit të Kosovës nuk mund ta mohojë askush.
Madje ka thënë se ata që po tentojnë të bëjnë ndarje mes shqiptarëve, kanë qëllime të caktuara.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet e shenjtë. Luftën për çlirimin e vendit nuk mund ta mohojë askush, mund të dënohen individ me apo pa arsyeje, por assesi të nëpërkëmbet lufta e UCK-së. U munduan që më rastin e këtij gjykimi të na ndajnë në të krishterë e myslimanë, mirëpo ato janë të qëllimta që të bëjnë ndarje tek shqiptarët, ne e dimë se jemi një komb, kemi luftuar të gjithë së bashku pa dallim feje e province, kemi luftuar vetëm që sot të jemi të lirë”, deklaroi ai.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...