Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pasi u plotësua me gjashtë anëtarë.
Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë, Basha tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese. Megjithatë, Basha e cilësoi lajm të mirë, por shumë të vonuar.
“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.
Basha më tej u ndal tek shqetësimet e të rinjve dhe largimet nga vendi. Kreu i demokratëve premtoi që do të bëjnë gjithçka për të frenuar largimin e të rinjve.
“Beteja kryesore e ime është që ta pamundësojmë këtë largim. Të largohet gjysma e rinisë, është largim nga dëshpërimi. Ky është një vend me mundësi të jashtëzakonshme. Me një vendodhje gjeografike që na kanë lakmi. Nuk mundet që juristi të përfundojë te dera e një dyqani që nuk futet asnjë klient. Që rinia ta gjejë veten këtu na duhet një ekonomi që prosperon”, tha ai./abcnews.al
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira