Kreu i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka folur në emisionin “E Premtja me Halilin” rreth akuzave që iu kanë bërë kësaj shoqate gjatë veprimtarisë.
Ai ka thënë se qysh nga fillimi, ai ka këmbëngulur që donatorët të shkojnë të shohin nga afër punën e shoqatës që të mos ketë vend për dyshime.
“Ka qenë problem pasi që na kanë etiketuar në çdo hap, andaj i kemi thënë donatorëve gjithmonë ejani me neve ta shikoni nga afër punën tonë dhe të mos keni dyshime. Neve na kanë akuzuar edhe për donacione nga fondacionet e huaja, e sidomos kanë thënë nga Lindja. Unë them që jam krenar që jam shqiptar dhe asnjëherë nuk kemi pranuar ndihma nga fondacionet e huaja e aq më pak nga Lindja, të gjithë donatorët janë shqiptarë ose ndonjë gjerman apo zviceran që ka qenë mik i shqiptarëve aty ku kanë punuar”, ka thënë Kastrati në Kanal10.
Ai ka thënë se kushdo që ka dyshime për donacionet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, mund të shkojë dhe ta shohë nga afër punën e tyre dhe emrat e të gjithë donatorëve./Arbresh.info/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...