Vedat Muriqi është kritikuar nga mediat italiane për mungesë kontributi në skuadrën e Lazios, duke qenë se kosovari ishte blerja kryesore e Simone Inzaghit në verë.
Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi iu bashkua Lazios nga Fenerbahce në verë dhe ende është në kërkim të golit të parë për skuadrën e re, pavarësisht se i ka zhvilluar 10 ndeshje deri tani në të gjitha garat.
Lazio i pagoi 20 milionë euro për sulmuesit prizrenas, duke e bërë atë blerjen më të madhe të skuadrën në afatin kalimtar të verës së kaluar.
Gazeta e përditshme italiane, Corriere dello Sport, ishte kritike ndaj Muriqit për paraqitjen e tij në humbjen e Lazios kundër Milanit të mërkurën në Serie A.
“Sulmuesi, për të cilin Lazio i pagoi rreth 20 milionë euro, nuk e ka shpaguar veten: zero gola, Inzaghi ka punë me të”, shkroi Corriere dello Sport.
“Kundër Milanit, për gati një orë në fushë, ai bëri shumë përpjekje dhe kjo ishte e gjitha. Ai, tani për tani, nuk është njeriu që mund ta bëjë ekipin ngrihet lart”.
Pavarësisht vlerësimit të së përditshmes italiane, 26-vjeçari ka bërë përpjekje të mëdha sa herë që Inzaghi ia ka dhënë mundësinë dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë.
Atij iu shty debutimi me Lazion, së pari nga infektimi me COVID-19, pastaj nga dy lëndime, si pasojë e të cilave ai e zhvilloi ndeshjen e parë në mes të tetorit.
Muriqi i ka bërë 10 paraqitje për Lazion deri tani, tri si titullar dhe shtatë si zëvendësues, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Koronavirusi dhe lëndimi muskulor që iu përsërit brenda një kohë të shkurtër kanë ndikuar në formën e kosovarit për Lazion.
Në dy ndeshje me Kosovën gjatë kësaj kohe, Muriqi i shënoi dy gola, në humbjen kundër Sllovenisë 2:1 në Ligën e Kombeve dhe në disfatën kundër Shqipërisë 2:1 në një ndeshje miqësore. /Gazeta Express/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...