Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës, mëngjesin e kësaj të premte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. Policia njofton se shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Policia ka nisur hetimet dhe po kqyren pamjet filmike, si dhe po grumbullohet prova që do t’i shërbejnë hetimit, për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër