
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA
Lidhja Demokratike e Kosovës në Skenderaj nuk po arrin të marrë përgjigje nga autoritetet komunale e as nga Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pse u larguan nga puna 14 mësimdhënësit e kësaj komune, vetëm që i përkasin kësaj partie, që në Drenicë është “pakicë”.
Edhe nëpërmjet përfaqësuesit të LDK-së në Kuvendin e Skenderajt, Cenë Behrami, shumë herë është kërkuar t’i dinë arsyet e largimit nga puna të 14 mësimdhënësve, por përgjigjet që kanë marrë, nuk i kanë kënaqur.
Dega e LDK-së në Skenderaj vlerëson se 14 mësimdhënësit e larguar, të cilët kanë punuar në arsim edhe nga 30 vjet, janë larguar nga puna vetëm pse nuk janë anëtarë të PDK-së. Sipas LDK-së, në arsimin e Skenderajt janë duke u zbatuar diferencime të thella politike, madje siç thonë në LDK, edhe më keq se në vitet e 80-ta, shkruan Zëri.
Isa Fejzullahu, kryetar i degës së LDK-së në Skenderaj, thotë se diferencimet nga puna mbi baza partiake janë vazhdimësi e pushtetit aktual në Skenderaj.
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...