Gjykata e Apelit, e ka konfirmuar aktakuzën për sulm seksual, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, dhe ish-zëvendësministrit në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq.
Lajmin e ka konfirmuar gjyqtari i çështjes, Shaqë Curri.
Gjykata Themelore në Pejë, në nëntor të këtij viti, e kishte refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Aurora Mulhaxha, me ç’ rast kundër këtij vendimi të njëjtit kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan betimi për drejtësi.
Sipas aktakuzës 29 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se e 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësorë duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e njëjta në natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, të hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.
Në bazë të këtij dispozitivi përderisa foshnja e viktimës ishte duke u trajtuar për shkak të dëmtimeve në ekstremitete, aty vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut /kirurg kujdestar, edhe pse nuk punon në atë repart, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas del dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë së tij, për tu konsultuar dhe kinse për udhëzuar dhe për t’ia siguruar aparaturën e nevojshme dhe e dëmtuara duke mos e njohur por duke e pa të veshur me uniformë mjekësore, shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda viktimën, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën tek muri ku më pas i kërkon asaj ta prek dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë ‘‘a ki nevojë për diçka’’, por viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç’ rast kthehet në dhomën numër 5, dhe nga dritarja kërkon ndihmë tek roja e sigurimit, më pas e raporton rastin në Polici.
Andaj për këto veprime, Numan Baliq akuzohet për veprën penale ‘‘Sulmi Seksual’’, nga neni 229, paragrafi 3, nën paragrafi 3.10, pika 3.10.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale