Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka lëshuar sërish deklarata provokuese ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për “BNT”, ai tha se Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur RMV të përmirësohet, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai i ka ftuar politikanët maqedonas, që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike.
“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator. Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Vetëm ne bullgarët jemi fis i poshtëm”, tha zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...