Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së.
Në fjalimin e tij kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti thuri lavrada për të gjithë ata që luftuan betejën me Covid-19, shkruan arbresh.info.
“Ju është dashtë me punu 24 orë duke fjet në zyre e klinika të ndryshme për të qenë në detyrë”, tha ai.
Hoti tha se jemi në fund të kësaj pandemie.
Po ashtu Hoti tha se janë dukë bërë përpjekje që të sjellin sa më shpejt vaksinën në Kosovë.
”Po presim që vaksina të shpërndahet, po bëjmë maksimumin që të jemi ndër vendet e para që të marrim vaksinën” deklaroi ai.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet bartëse do të publikojnë një raport përmbledhës për punën një vjeçare çka kanë bërë për të luftuar pandeminë Covid-19./arbresh.info/
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndë...
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...