Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 79 milionë.
Gjithsej 79.057.616 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18.917.152 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 10.123.778 raste, Brazili me 7.366.667, Rusia 2.933.753, Franca 2.505.875, Britania 2.149.551, Turqia 2.082.610, Italia 1.991.278, Spanja 1.847.874, Gjermania 1.587.908, Argjentina 1.553.865, Kolumbia 1.544.826, Meksika 1.350.079, Polonia 1.226.883. Irani 1.177.004 dhe Peruja me 1.002.263 raste.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,73 milionë njerëz, kurse mbi 55,6 milionë janë shëruar./AA/
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj