Janë shënuar edhe 271 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive, shkruan portali arbresh.info
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.
Gjithashtu edhe 12 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721./arbresh.info/
417 TË SHËRUAR DHE 271 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 23 December 2020
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...