Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 962 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), e cila është shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) thuhet se me 962 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 27.968, ndërsa me 24.740 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.554.920.
Shifra e viktimave të raportuara sot është regjistruar si “shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar deri më sot që nga fillimi i pandemisë”.
Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore me burim COVID-19 ishte regjistruar me 952 vdekje më 16 dhjetor.
Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.216 prej të cilëve 2.726 janë të intubuar.
Ndërsa sipas lajmeve në mediat gjermane mësohet se për shkak të numrit të lartë të vdekjeve janë të pamjaftueshme kapacitetet e disa krematoriumeve ku digjen trupat.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit