Trajneri i Manchester Citytit, Pep Guardiola, ka kërkuar nga Arsenali që të mos e shkarkoj Artetan me gjithë rezultatet e dobëta.
“Ata do të bënin një gabim të madh nëse e pushonin nga puna. Por unë jam i sigurt se nuk do të ndodhë dhe ata kanë besim tek ai“, tha Guardiola pasi Manchester City mundi Arsenalin 4-1 jashtë në çerekfinalen e EFL Kupës.
Arteta ishte ndihmësi i Guardiolas në Manchester City për tre sezone e gjysmë dhe një vit më parë ai mori drejtimin e Arsenalit dhe fitoi Kupën e FA me të sezonin e kaluar.
Por këtë sezon, Arsenali ka arritur fillimin më të keq të kampionatit në 39 vjet. Ai ka grumbulluar vetëm dy pikë në shtatë raundet e fundit të Premier League dhe është në vendin e 15 me 14 pikë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...