Dhjetëra aksidente në trafik po shkaktohen për çdo ditë në Kosovë
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 75 aksidente në trafik.
23 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 52 me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Policia ka shqiptuar 1 mijë e 65 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.
Ndërsa, ka shqiptuar edhe 649 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.
Vit pas viti në Kosovë shkaktohen qindra aksidente në trafik, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Ndërsa, shkaktarë të këtyre aksidenteve janë konsideruar shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, vozitja nën ndikimin e alkoolit e përdorimi i celularit gjatë vozitjes.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...