Dimri ka ardhur zyrtarisht dhe është momenti të nxjerrim nga dollapet golfet, trikot dhe kardixhanet prej leshi e kashmiri, por edhe fustanet e butë në material pulovër që na mbajnë aq ngrohtë në dimër. Një veshje e pakohë, fustani i quajtur ‘knit dress’ konfirmohet një armë e fortë stili për dimrin 2020-21. Më poshtë, revista e modës ‘Grazia’ sugjeron 6 mënyra të ndryshme për t’i kombinuar.

Fustan kashmiri i kombinuar me gjysmë çizme dhe një aksesor strong si kjo ‘varëse’.

Një kombinim seksi i fustanit pulovër me çizme mbi gju dhe një rrip të zi lëkure në mes.

Fustan golf prej leshi me vathë të mëdhenj argjendi dhe gjysmë çizme të zeza me taka dhe majë.

Fustan pulovër me vija i kombinuar me një çantë supi dhe atlete me logo glitter.

Ky fustan me jakë asimetrike mund të kombinohet shumë mirë edhe me një palë balerina me majë dhe një çantë të kuqe lëkure me print cocco.

Fustan pulovër me model gërshet i kombinuar me një rrip të hollë lëkure dhe çizme kamoshi stil texano.
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...