Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka hedhur dyshime në qëllimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Konjufca në “Debat Plus” thotë se vendimi erdhi pasi u pa se nuk po mundet të zgjedhet presidenti.
“Më është dukur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ardhur si epilog i pamundësisë të forcave politike për të zgjidhur krizën e presidentit. Kështu mund të konstatohet nga një vështrim i jashtëm i rrjedhës së ngjarjeve politike”, tha ai.
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se vendimi ishte i drejt dhe i qëlluar dhe sipas tij as Vetëvendosjes nuk i kanë dhënë të drejt.
“Vendimi është më i thellë. Unë nuk mendoj se i ka dhënë të drejt Vetëvendosjes ky vendim. Vendimi vetëm se e ka pasur të drejtën e vendimmarrjes te populli. Proceduralisht i ka dhënë të drejt LVV-së, por në thelb të drejtë ky vendim i ka dhënë qytetarit”.
Konjufca e konsideron të vonuar vendimin e kushtetueses pasi sipas tij mandati i Etem Arifit është përcaktuar qysh në muajin maj.
“Mund të themi se Gjykata Kushtetuese po i përshtatet dinamikave politike në vendin tonë. Kjo nuk është gjë e mirë nëse e shohim në këtë kënd”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova