Kina deklaroi se raketa e saj vendore e sapondërtuar bëri një fluturim të suksesshëm në hapësirë me pesë satelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
E konsideruar si një shtytje e madhe në projektin e programit hapësinor të Kinës, raketa e re prej 356 tonësh nga seria Long March theksohet se “do të bëhet e ripërdorshme 10 herë deri në vitin 2025 dhe deri më 2035”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”.
Satelitët u lançuan nga provinca ishullore tropikale e Kinës Hainan në pjesën jugore të vendit.
Projektuesit e raketës Long March-8 thanë se raketa e re është e aftë të lançojë një “ngarkesë prej tre deri në katër e gjysmë tonë në Orbitën Sinkrone të Diellit”.
Raketa është e gjatë 50,3 metra, ka një fazë thelbësore me diametër 3,35 metra dhe dy përforcues anësorë me diametër 2,25 metra.
Akademia Kineze e Teknologjisë së Lançimit të Mjeteve, një vartëse e Korporatës Shtetërore të Shkencës dhe Teknologjisë Kineze të Hapësirës Ajrore, projektoi modelin e ri të serive Long March.
Kina ka lançuar më shumë se 350 raketa nga kjo seri e prodhuar në mënyrë vendore të Long March deri më tani.
Xiao Geng, komandanti i përgjithshëm i raketës, tha: “Fluturimi i suksesshëm i Long March-8 do të thotë shumë për përpjekjet e Kinës për t’u ngritur në një fuqi hapësinore, pasi do të shtyjë me forcë përpara azhurnimin e lançimit të Kinës të mjeteve me madhësi të mesme, dhe do të drejtojë zhvillimin e satelitëve të vendit në orbita të mesme dhe të ulëta, si dhe do të plotësojë kërkesat e lançimit për këto anije kozmike”.
Kina planifikon të inaugurojë stacionin e saj të madh hapësinor modular këtë vit i cili do të vendoset në orbitë të ulët. Do të jetë afërsisht një e pesta e masës së Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe afërsisht sa madhësia e stacionit hapësinor “Mir” të Rusisë.
Inxhinierët e hapësirës ajrore të vendit do të përdorin raketa me përmasa të mëdha Long March-5B për të lançuar modulet e stacionit hapësinor.
Modeli i ri i Long March-8 është quajtur “versioni kinez i SpaceX Falcon 9” për potencialin e tij për t’u ripërdorur.
Falcon 9 është një mjet lansimi pjesërisht i ripërdorshëm i projektuar dhe prodhuar nga kompania e raketave dhe anijeve kozmike me bazë në SHBA SpaceX.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...