Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Gjakovë
Një veturë, ka goditur një këmbësor në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Kosova.LIVE, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.
“Sot rrëth orës 09:00 në fshatin Skivjan, ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe këmbësori. Aksidenti ka ndodhur kur këmbësori ka tentuar ta kalonte rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin, i cili ishte në lëvizje në drejtim të Deçanit”, ka thënë ai .
Sipas Gjurkajt, personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe gjendja e tij është stabile.
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...