Malisheva ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave

10:47 | 22 Dhjetor 2020
M. A.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në këtë komunë gjatë dhe pas festave të fund vitit.

Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30.

“Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale