Kur u prezantuan për herë të parë këngët e edicionit të 59 të Festivalit të Këngës, ishin 26 artistë pjesëmarrës, ndërkohë që nëpër njoftimet e faqes zyrtare, Radio Televizioni Shqiptar shkruan “25 artistët konkurrentë”.
Përpos kësaj, kënga e Manjola Nallbanit, “Ora e jetës”, është fshirë nga kanali i RTSH-së në YouTube. E kontaktuar nga Anabel.al, këngëtarja pranoi tërheqjen nga gara dhe shtoi se motivet kanë qenë shëndetësore.
”Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”,-tha ajo./kohajone/
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...