Turqia sonte u bashkua me vendet e tjera evropiane që ndaluan fluturimet nga Britania dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth një lloji të ri më infektues të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Është raportuar se shkalla e transmetimit është rritur në Britani me mutacionin e koronavirusit”, shkroi ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.
“Sipas direktivave të presidentit tonë në koordinim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, është vendosur një pezullim i përkohshëm për fluturimet nga Britania, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për në vendin tonë”, tha Koca.
Masa erdhi pasi disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, njoftuan pezullimin e fluturimeve nga Britania pas lajmeve rreth mutacionit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu u kërkoi vendeve evropiane të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore për shkak të llojit të ri që përhapet shpejt.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...