Në 24 orët e fundit në Berat janë konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus. Mes të infektuarve mësohet se janë dy mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat.
Po ashtu, pozitivë për virusin kanë rezultuar një nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, një punonjëse fasonerie, 1 ushtar në Repartin Poshnjë në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier, 1 shofer taksie, 1 shef policie dhe një 1 punonjës në Call Center.
Kujtojmë se në të gjithë vendin sot u regjistruan 538 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, brenda ditës, betejën me Covid-19 e humbën tetë qytetarë. s.b/abcnews.al
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...