Seanca e radhës e Nasim Haradinajt para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë do të mbahet më 8 janar 2021 në orën 15:00.
Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi, shkruan Gazeta Express.
“Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.
Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, thuhet në njoftim.
Dje, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj, vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale