Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaron se protesta që shpërtheu menjëherë pas vrasjes së 25-vjeçarit nuk ka ardhur si reagim për gabimet e qeverisë.
I ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, ai thotë se protestën e pa si një reagim të momentit për ngjarjen e rëndë. I pyetur nëse kishte ndonjë dorë të fshehtë pas asaj revolte, ai thotë se vrulli i ditës së parë ishte i natyrshëm.
“Unë do ta marr shumë thjeshtë. unë e shih si prind si qytetar. Do të mirëkuptoja nëse do kisha parë në momentin e daljes edhe djalin tim nuk do kisha asnjë problem të kuptoja prezencën e çdo njeriu sepse ngjarja ishte e rëndë. Nuk mendoj se protesta ishte menjëherë aty e përmbledhur me gjithçka që qeveria ka bërë gabim. Ishte për një moment që shkoi keq. Reagimi nuk është për personin, por që kjo të mos ndodhë më. E shoh të natyrshme vrullin e ditës së parë dhe të dytë dhe të shëndetshme pjesën irracionale. E shoh me sytë e një qytetari”, u shpreh Gonxhe./abcnews.al/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private