Gian Carlo Blangiardo, drejtori i Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT), tha se numri i vdekjeve në Itali gjatë vitit 2020 do të kalojë numrin 700 mijë.
“Kjo është shumë shqetësuese, sepse për herë të parë ka ndodhur në vitin 1944, pra gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një fjalim televiziv, transmeton portal arbresh.info
Ai vuri në dukje se viti aktual është afër fundit dhe se statistikat aktuale tregojnë qartë se numri i vdekjeve në vend gjatë vitit 2020 do të kalojë 700,000.
Sigurisht, sipas tij fajëtor për numrin e madh të vdekjeve në Itali ka epidemia e koronavirusit.
“Numri i vdekjeve në 2019 në vend ishte 647,000,” theksoi Blangiardo.
Rasti i parë me koronavirus u regjistrua në Itali më 21 shkurt, ndërkaq 65,011 njerëz kanë vdekur si rezultat i Covid-19.
Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Europë./arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit