Policia e New York-ut do të fillojë të vaksinojë zyrtarët e saj brenda dy javëve, dhe gjithçka do të bëhet në baza vullnetare, shkruan New York Post.
Policia do të krijoj tri “punkte” ku mund të vaksinohen në New York, e atyre do t’ju ofrohet vaksina e Moderna duke filluar nga 29 dhjetori, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët policorë hyjnë në grupin e parë të qytetarëve që do të vaksinohen në New York, kurse për ta janë siguruar mbi 500 mijë doza.
Komandanti i policisë në New York, Dermot Shea, ka thënë se vaksinimi do të bëhet në baza vullnetare, “ngjashëm sikurse vaksinimi kundër gripit sezonal”.
Kohë më parë ishte kërkuar që vaksinimi i policëve në Nju Jork të mos jetë i obligueshëm, e pikërisht për këtë do të bëhet në baza vullnetare.
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...