Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë para palëve se njëherë nuk do të caktojë datën për filllim të hetimeve.
“Unë nuk do ta caktoj datën për fillimin e Gjykimit por e kam dëgjuar qëndrimet e palëve, nëse nuk keni diçka për të thënë për këtë pikë të rendit të ditës do të kalojmë me tjetrën. Kjo pikë ka të bëjë me hetimet e mbrojtjes. E di që është shumë herët”, ka thënë ai.
Për fillimin e Gjykimit ka folur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper.
“Dua të them që kur zoti gjykatës na drejtohet për gjykimet a do të ishte datë vera e vitit 2021. Afati 18 mujor është thjesht minimumi që ne parashikojmë për të filluar që të shikojmë nëse do të kemi ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet për t’u përgatitur për procesin gjyqësor kjo mund të fillon në verën e vitit 2022”, tha ai.
Edhe avokatët e Veselit, Krasniqit e Selimit u pajtuan që 18 muaj janë koha minimale për të zhvilluar hetimet.
“18 muaj është minimumi bazë për tu përgatitur për seancën gjyqësore”, thanë avokatët./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...