Se Morata në takimin e fundit u turpërua dhe nervozoi të gjithë tashmë është e ditur, por pa u nervozuar nuk ka shpëtuar as trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Andrea Pirlo, përcjell Periskopi.
“(Huqja e Moratas) më bëri shumë nervoz, është diçka që nuk duhet ta lejojmë, këto raste mund t’i japin drejtim ndeshjes në një mënyrë të caktuar”.
“Ai duhej të ishte në gjendje të bënte reagimin e duhur dhe nuk e bëri. Pos kësaj, ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, nganjëherë ndodh të mos shënosh gola”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport.
Pirlo nuk la pa komentuar as penalltinë e Cristiano Ronaldos, të cilën e kishte marr me qetësi, duke thënë se gjera të tilla ndodhin.
Megjithë huqjeve të dy sulmuesëve kryesor juventinëve, ‘Zonja e Vjetër’ arriti të merrte në fitore me rezultat minimal ndaj Atalantës./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...