Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Në këtë takim u diskutua për progresin në hartimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e cila do të mundësoj shkëmbim më të mirë të përvojave si dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Gjithashtu në këtë takim u vlerësua se kjo marrëveshje do të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale dhe do të ofroj mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit.
Ministri Veliu së bashku me ambasadorin Sakar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira që këto dy shtete i kultivojnë që një kohë të gjatë si dhe diskutuan për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Ndërsa në anën tjetër Sakar përsëriti ftesën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë drejtuar Ministrit Veliu për një vizitë pune./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron