Ditë më parë France Football e ka publikuar formacionin me 11 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në pozitat e tyre.
Duke qenë se duhej zgjedhur vetëm 11 lojtarë, jashtë këtij formacioni kanë mbetur shumë emra legjendarë të futbollit të cilët e kanë shkruar historinë ndër vite.
Kështu dukej ‘Formacioni i ëndrrave’ (3-4-3):
France Football e ka publikuar edhe formacionin e dytë dhe të tretë më të mirë, megjithatë për më të mirët në pozitat e tyre vlejnë emrat e përzgjedhur në formacionin e parë, prandaj më poshtë jua sjellim disa emra të paharruar të futbollit që mungojnë në të:
Portierë: Gianluigi Buffon, Manuel Neuer, Iker Casillas.
Mbrojtës: Sergio Ramos, Bobby Moore, Roberto Carlos, Franco Baresi, Philipp Lahm, Paul Breitner, Carlos Alberto.
Mesfushorë: Michel Platini, Zinedine Zidane, Andrea Pirlo, Frank Rijkaard, Andres Iniesta.
Sulmues: Johan Cruyff, George Best, Marco van Basten, Ronaldinho, Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas, Thierry Henry, Garrincha.
/Telegrafi/

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...