Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha.
Kështu, familjarët e 25-vjeçarit, që humbi jetën më datë 8 dhjetor, pas të shtënave me armë zjarri nga një efektiv i “Shqiponjave” do të marrin tetëfishin e pensionit social.
Trajtimi i veçantë familjar, një trajtim ky financiar mujor do t’i paguhet kryefamiljarit, Qazim Osman Rasha.
Disa ditë më parë, i riu Klodian Rasha humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në orën 01:45 të mëngjesit, nga një polici i patrullave “Shqiponja”. Polici u arrestua dhe më 11 dhjetor iu dha masa e arrestit me burg, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e gjen atë fajtor për vrasjen tragjike. Pas kësaj ngjarjeje, në të gjithë vendin, por më së shumti në Tiranë u organizuan protesta, të cilat degjeneruan edhe në dhunë.
Më 9 dhjetor, protestuesit sulmuan Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Gjatë sulmit dhe goditjeve me gurë e sende të forta u lëndua rëndë një polic, i cili është në rrezik për të humbur syrin./tch/
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...