Hulk është gati të lërë Shangain dhe të kthehet te Porto, skuadra që e bëri të njohur në futbollit elitar.
Shtypi portugez, më saktësisht “O Jogo” dhe “Record”, shkruajnë se sulmuesi brazilian do të jetë dhurata e çmuar për ekipin portugez për Krishtlindje.
Givanildo Vieira Luis Fernando de Souza, siç e ka emrin në dokumentin e identitetit të protagonistit tonë, dëshiron të jetë përsëri një “Dragua”. Dhe për ta bërë këtë, siç specifikon “Record”, do të ishte i gatshëm të ulte ndjeshëm pretendimet financiare. Kufiri i pagave te Porto nuk mund t’i garantojnë kontratën e majme që ka në Kinë. Gjithsesi, ai mësohet se pranon edhe 1/8 e pagës që merr te Shangai që zbret në 2.5 milionë euro në vit.
Vetë lojtari është shprehur se ka shemë oferta për t’u kthyer në Europë, por edhe nga Vasco da Gama, Palmeiras në Brazil, nga skuadrat e MLS-së dhe Arabia. Sidoqoftë, siç theksojnë në Portugali, Hulk është i qartë për këtë, duke treguar se paratë janë sekondare për momentin (ofertat e tjera janë ekonomikisht më të larta se ajo e Portos). 34-vjeçare ka qenë pjesë e Portos për katër sezone (2008-2012), duke shënuar 57 gola në 99 ndeshje të kampionatit.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona