Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar në Istog, për shkak se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë kishte jetuar me të miturën nga 1 janari deri në fund të marsit të këtij viti, transmeton arbresh.info.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Istog. Pejë 01-31.03.2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”./Arbresh.info
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës