Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për lirim me kusht. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Duke zbatuar standardin e lartpërmendur, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tërësisht apelin e z. Gucati. Megjithëse konstatoi se fletarrestimi ishte bazuar gabimisht në nenin 39 (3) të Ligjit që përcakton kompetencat e Gjykatësit të Procedurës Paraprake pas parashtrimit të një aktakuze, për arsyet e shtjelluara në vendim, paneli gjykoi se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara gjithsesi konfirmon kompetencën e Gjykatësit të Vetëm për të lëshuar fletarrestim para parashtrimit të një aktakuze”, thuhet në këtë komunikatë.
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...