Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit.
“Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të përfundojnë gjatë vitit 2021, ndërsa përzgjedhja e familjeve përfituese do të behët nga komisioni i caktuar nga Komuna, në koordinim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët, që kanë ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë. /Telegrafi/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja