Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mesfushori dhe emri i fundit në radarin e kampionëve të Francës është Eriksen.
Pas dështimit për të nënshkruar me Ivan Rakitic, duket se drejtuesit e PSG janë drejtuar drejt Anglisë për të bërë ndonjë blerje.
Së fundmi parisienët po shqyrtojnë opsionin për të dërguar një ofertë të majme, për Christian Eriksen. Klubi po mendon të ofroj shifrën e 110 milionë eurove, sipas “Sunday Express”.
Organizatori danez është një nga lojtarët kryesor tek Tottenham dhe do të jetë e vështirë për francezët që ta bindin lojtarin, por edhe klubin londinez.
Pak ditë kanë mbetur deri në mbyllje të afatit kalimtar verorë, por asgjë nuk është e pa mundur për drejtuesit e PSG.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...