Qetësimi i erërave ditën e shtunë, mund të sjell rritje të ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e diel zbret sërish në vlera të mjaftueshme dhe të mira, mirëpo të hënën sërish pritet të kaloj në vlera të dobëta, parashikon “Prishtina Weather”.
Datat:
6.12 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, mjegull ose vransira të ulëta. Ditën butë, pjesërisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
7.12 – Kryesisht vranët dhe me shi. Erërat do të qetësohen, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten reshje bore.
8.12 – Vransira e gjatë ditës intervale me diell.
9.12 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në ditët e fundjavës. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet në fundjavë rriten deri në 11C, e nga e hëna zbresin lehtë në 8C. Në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vransira të ulëta, temperaturat pritet të jenë më të ulëta.
Do të fryj erë mesatare nga juglindja 4-7m/s, e të dielen mesatarisht e fuqishme 8-16m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të shtunën, e më pas në rënie graduale nën vlera mesatare.
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa