Kuvendi i Kosovës sot ka votuar Rezolutën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Kjo rezolutë është propozuar nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi.
Rezoluta përmbanë tri pika kryesore, të cilat i ka publikuar deputeti Rudi.
“I lumtur që sot Kuvendi i Kosovës, bashkë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, votoi edhe Rezolutën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e propozuar nga unë në debatin e djeshëm parlamentar.
REZOLUTË PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Kuvendi i Republikës së Kosovës deklaron përkushtimin për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Inkurajohen institucionet e autorizuara, që të propozojnë amendament kushtetues për përfshirjen e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si instrument ndërkombëtar i zbatueshëm drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
Viti 2022, shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës” shkruan Fetah Rudi në njoftim.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...