Ministria e Punëve të Brendshme nga sot nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët.
Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se ka arritur të siguroj materialin për letërnjoftime duke pas parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm Kosova por e gjithë bota.
“Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre