Në Rripin e Gazës, nga 11 dhjetori deri në fund të muajit, çdo javë, të premteve dhe të shtunave do të zbatohet një shtetrrethim ditor i plotë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19).
Zëdhënësi i ministrisë palestineze të Punëve të Brendshme, Iyad al-Bizm dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-qudra, në një konferencë të përbashkët për media njoftuan se po ashtu një shtetrrethim i natës do të fillojë nga ora 6:30 pasdite deri në orën 8 të mëngjesit.
Al-Bizm tha se të gjitha shkollat, universitetet dhe xhamitë, me përjashtim të shkollave të mesme dhe kopshteve, do të mbyllen që nga 7 dhjetori. Al-qudra tha se në Gaza ka një rritje në numrin e rasteve me koronavirus dhe se ata po përballen me një valë të re të pandemisë Covid-19.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...