Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carlos Tusquets, ka deklaruar se klubi do të duhej ta shiste Leo Messin në afatin kalimtar të verës dhe të mbushte arkën.
Messi ishte lidhur ngushtë me një transferim te Manchester City në afatin kalimtar të verës, derisa zyrtarisht kishte bërë të ditur qëllimin e tij për t’u larguar nga Camp Nou, transmeton KOHA.
Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u detyrua të japë dorëheqje në tetor para se të ballafaqohej me një votë besim, derisa vendin e tij përkohësisht e ka marrë Tusquets, i cili është në detyrë deri në zgjedhjet e janarit.
“Të flas në aspektin ekonomik, unë do ta shisja Messin në afatin kalimtar të verës”, ka thënë Tusquets për RAC1. “Në të dy aspektet, nga ajo çfarë ruani nga paga por edhe paratë që bëni, do të ishte e dëshirueshme. Por, kjo është diçka që stafi i trajnerëve duhet ta aprovojë dhe aty nuk është vendi im”.
Ai ka shtuar se La Liga është duke caktuar limite në paga momentalisht dhe kjo do të ndihmonte në këtë betejë.
Kontrata aktuale e Messit skadon në qershor, kur edhe pritet që ai të largohet si lojtar i lirë./Arbresh.info/
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...