Pre e një vjedhjeje në afërsi të QKUK-së sonte ka qenë e mbijetuara e masakrës së Suharekës ku u vranë 52 anëtarë të familjes Berisha, Vjollca Berisha, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur djali i saj, Gramozi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 te hyrja e QKUK-së.
“Sot rreth orës 17:45, tek pjesa e lojnave qe gjenden tek hyrja e QKUK, dy persona te ri ne moshe ja kanë vjedh çantën mamit tim. Tu marr parasysh që çantën dhe dokumentet përveç te hollave kanë mujt me e gjujt diku afer,ju kisha lut qe kushdo qe gjeni diçka me emër VJOLLCA BERISHA ,te me kontaktoni”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...