Paris Saint Germain e ka fituar 1:3 derbin ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’, të vlefshëm për xhiron e pestë të grupit H të Ligës së Kampionëve.
PSG e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’, me golin e Neymar, shkruan lajmi.net.
Marcus Rashford ktheu në lojë Manchester Unitedin, duke shënuar për 1:1, në minutën e 32’.
Në minutën e 69’, mysafirët nga Parisi rikthyen epërsinë, kur shënoi mbrojtësi Marquinhos.
Për Manchester Unitedin gjërat u bënë edhe më keq, kur mesfushori Fred u ndëshkua me karton të kuq.
Me një lojtar më tepër në fushë, PSG shënoi edhe golin e tretë për 1:3, përmes Neymar, në minutën e 91’.
Me këtë rezultat, tani në grupin H, kemi tri skuadra me nga nëntë pikë, Manchester Unitedin, PSG dhe RB Leipzig./Lajmi.net/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë