Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Albena Reshitaj, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në fund të diskutimeve, doli me disa rekomandime:
– Komisioni shpreh indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Armend Zemaj në mbledhjen e komisionit, për të raportuar për situatën aktuale me COVID 19;
– Komisioni kërkon nga Bordi i SHSKUK-së të rishqyrtojë vendimin e pezullimit të ambulancave specialistike dhe rikthimin e ofrimit të shërbimeve në këto klinika;
– Komisioni kërkon rritjen e nivelit të organizimit për ofrimin e shërbimeve të plota shëndetësore në klinikat COVID, të formuara me vendim të bordit të SHSKUK-së;
– Komisioni kërkon që të bëhet përfshirja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës, përfshirë punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit, të cilët tash e tetë muaj janë duke dhënë kontributin e tyre, në përballje me COVID 19./arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...